Kukësi dhe Shkëndija e Tetovës janë dy ekipet shqiptare që do të luajnë në raunde kualifikuese të Champions League. Sot është bërë edhe ndarja në vazo, me Kukësin që renditet në vazon e parë falë pikëve që ka grumbulluar në vitet e mëparshme dhe Shkëndija do jetë e para e vazos së dytë, për pak pikë mund të ishte në vazon e parë.
Kukësi ka shansin që të përballet me një ekip më të lehtë, ndërsa për Shkëndijën parashikohen kundërshtarë tepër të fortë, por nuk përjashtohet një përballje Kukësi-Shkëndija, çka do e bënte një përballje tërësisht shqiptare.
Shorti i raundit kualifikues së Champions League do të hidhet më 19 qershor 2018. Ndeshjet e para do të luhen me 10 dhe 11 korrik, ndërsa ndeshjet e kthimit janë planifikuar më 17 dhe 18 korrik 2018.
Skuadrat që do të s’kualifikohen nga ky raund do të luajnë në raundit e dytë të Europa League. Në këtë raund të Champions League do të ndeshet 32 skuadra, 31 janë bërë zyrtare, ndërsa një pritet të iu bashkohet nga raundi paraprak, aty ku ndodhet edhe Prishtina.