Është një paraqitje jo e mire e Cleveland Cavaliers në ndeshjet parasezonale të  NBA. Kampionët në fuqi , pësuan humbjen e katërt me radhë pasi pësuan disfatë nga Washington Wizards me rezultat 96-91. Trajneri i skudrës nga Ohio, Tyron Lue aktivizioi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion. Lebron James me 18 pikë në 26 minuta ishte më efikasi te Cleveland. Megjithatë, forma e mirë e mbretit James u zhvlerësua nga paraqitjet e Nicholson që realizoi 19 pikë dhe John Wall që e mbylli ndeshjen me 17 pikë, këta dy basketbollistë ishin ata që udhëhoqën skuadrën kryeqytetese drejt fitores. Në këtë ndeshje luajtie dhe ylli i Cavaliers, Kyrie Irving, i cili luajti për 10 minuta duke mos shënuar  asnjë pike pasi mungojë një kohë të gjatë shkaku i lëndimit.

Fitoi edhe Oklahoma City Thunder që në Chesapeake Energy Arena, fitoi 97-87 ndaj Denver Nuggets. Ishte mbrëmja e Rusell Westbrook dhe Steven Adams që me largimin e dyshes Kevin Durant-Serge Ibaka kanë përgjëgjesinë e madhe për të mbajtur mbi shpatulla peshën e skuadrës.

Fitore spektakolare ajo e Miami Heat ndaj Orlando Magic. Falë një Goran Dragic në superformë skuadra e Eric Spoelstras triumfoi me shifrat e thella 107-77.

Vijon forma e dobët e Los Angeles Clippers që u dorëzua përballë Sacramento Kings me shifrat 92-89. Sacramento u mbështet fuqishëm te DaMarcus Cousins i cili realizoi 23 pikë.

 

Artikulli paraprakLeksioni i Milanit, kur vendi i dytë arrihet me… 45 mln euro
Artikulli tjetërSigal Prishtina humbi me -42 pikë nga Demir Insaat