Skuadrat e NBA dhurojnë spektalël në ndeshjet parasezonale, që shërbejnë për arritjen e formën optimale. Kështu në American Airlines Arena të Floridas Miami Heat arriti një fitore të lehtë ndaj Brooklyn Nets 121 – 100. Më së shumti u dalluan në këtë përballje Goran Dragic dhe Hassan Whiteside. Slloveni shënoi 17 pikë dhe 11 asistime, ndërsa 27-vjeçari amerikan realizoi 21 pikë dhe hiq më pak se 14 kërcime.
Një ndeshje interesante u zhvillua në “Staples Center” ku Los Angeles Lakers u mposht vetëm në kohën shtesë nga Portland Trail Blazers. Koha e rregullt përfundoi në barazim 99 – 99, por në mintat shtesë ishin vendimtarë koshat e Layman, Connaughton e Vonleh, për rezultatin përfundimtar 106-109. U dallua Damian Lillard, që realizoi në total 30 pikë, 15 vetëm në periodën e tretë.
Memphis Grrizzlies dominoi ndaj Philadelphia 76-ers duke fituar me rezultat 121 – 92. Më i miri ishte Troy Williams me 22 pikë, ndërsa nga 17 pikë të tjera shtuan Conley e Randolph.
Dallas Mavericks shpëtheu vetëm në minutat ndaj Oklahoma City Thunder duke fituar 114-109. Westbrook dhe Oladipo nuk ishin në një ditë të mirë, duke gabuar në pjesën më të madhe të gjuajtjeve. Për Maverics Powell dhe Barea realizuan 16 përkatësisht 15 pikë.