New York Knics triumfoi 111:116 ndaj Brooklyn Nets në derbin e New Yorkut fal një periudhe të tretë fantastike, ku u shënua një rezultat i pjesshëm 21-32. Edhe pse Jeremy Lin u shfaq në formë të mirë, duke realizuar 24 pikë në total, Nets nuk arritën të mbaheshin duke pësuar humbjen e pestë në gjashtë ndeshjet parasezonale. Kjo ndeshje konfirmoi edhe një herë forën e mirë që po kalojnë Nicks, për të cilët ky ishte suksesi i katërt në gjashtë përballje.

U desh koha shtesë për të përcaktuar fituesin mes Orlando Magic dhe New Orleans Pelicans. Në “Amway Center” të Orlandos periudha e katërt u mbyll në barazim 105:105, por në shtesë me një rezultat  9:6, Magic arritën të siguronin fitoren e dyte parasezonale, derisa kanë pësuar pesë humbje. Antony Davis me 33 pikë nuk i mjaftoi Pelicans që ende nuk e kanë gjetur formën optimale në prag të nisjes së sezonit të rregullt.

Charlotte Hornets duket se ka gjetur ritmin e duhur pasi mposhti 96:88 Miami Heat, në një ndeshje ku më i miri ishte Mc Gruder me 19 pikë. Heat  zhgënjeu në periudhën e fundit ku realizuan vetëm 16 pikë.

Ndërkohë, Jimy Butler me 19 pikë nuk i mjaftoi Chicago Bulls përballë Atlanta Hawks, që fitoi me rezultatin 81:97. Bulls mundën ta ruanin ritmin e kundërshtarëve vetëm gjatë pjesës së parë, ndërsa në dy periudhat e fundit Hawks ishin të papërbajtshëm duke triumfuar me 16 pikë diferencë.

Artikulli paraprakKompany afër largimit
Artikulli tjetërKy është Guardiola, largon edhe Kun Agueron!!!