NBA ka dhuruar spektakël me përballjet e ditës së djeshme, ku San Antonio Spurs është rikthyer te fitorja, e udhëhequr nga dyshja Gasol-Altridge, të cilët shënuan nga 17 pikë secili, në triumfin 86-106, ndaj Charlotte Hornets. Spurs-at humbën pjesën e parë me rezultatin 15-14, por u rikthyen menjëherë në të dytën, duke krijuar epërsinë me rezultatin 14-26, diferencë që e thelluan më tej edhe në 2 pjesët e tjera.

J.J. Redick ishte i shkëlqyer në sfidën mes Orlando Magic dhe Philadelphia 76ers, duke shënuar tetë 3-pikësha dhe 29 pikë në total. Philadelphia triumfoi me rezultatin final 111-130, duke ruajtur epërsinë në të 4 pjesët, veçanërisht në të dytën, të cilën e fitoi me rezultatin 39-27.
Spektakolare ishte edhe fitorja e , në Washington, ndaj Wizards-ave. Vendasit fituan në të 3 pjesët e para, duke krijuar një epërsi prej 10 pikësh para pjesës së 4-t, por këtu Blazers-at shkëlqyer, të udhëhequr nga McCollum, i cili shënoi 27 pikë gjithsej .Pjesa e 4-t u fitua nga Portland me rezultatin 22-35, çka solli edhe përmbysjen e rezultatit final në 105-108.

Edhe kanadezët e Torontos u rikthyen te fitorja, pas 2 humbjeve, duke mposhtur Atlanta Hawks me rezultatin e thellë 78-112. Raptors-at dominuan në 3 pjesë, veçanërisht në të 2-tën dhe të 3-tën, duke krijuar epërsi të madhe, pavarësisht se humbën në pjesën e 4-t.
Houston Rockets nuk di të ndalet, teksa mposhti me rezultatin 117-102 New York Knicks-at. James Harden ishte lideri i vërtetë i Rockets-ave, duke shënuar 37 pikë dhe 10 asistime në fitoren që vijon të mbajë Houstonin në krye të Konferencës së Perëndimit.

Edhe Boston Celtics vijoi serinë e fitoreve, duke mposhtur Indiana Pacers me rezultatin 108-98. Irving shënoi 25 pikë për Celtics-at dhe I udhëhoqi drejt fitores që mban Bostonin në krye të Konferencës së Lindjes.

Golden State Warriors mori sërish një fitore të thellë, 110-95, ndaj New Orleans Pelicans, ku lideri u rikthye të ishte Stephan Curry, me 27 pikë të shënuara.
Blake Griffin mori ‘për dore’ Los Angeles Clippers, në fitoren e vështirë 97-95 ndaj Sacramentos Kings. Ylli i Clippers-ave shënoi 33 pikë në këtë sfidë.

/Supersport.al

Artikulli paraprakMontella: Dua të luajë me dy sulmues, por Suso-s ç’farë ti bëjë
Artikulli tjetërRibery refuzoi këtë ofertë bombastike nga Kina