Fat i keq për njërin ndër basketbollistët më të mirë në NBA. Anëtari i Golden State, Kevin Durant, pësoi lëndim shumë serioz në ndeshjen e fundit kundër Washington Wizards.
Që në fillimin e ndeshjes qendra e Warriros, Zaza Pachulia duke u shtyrë për pozicion me Marcon Gordtat, i ra direkt në këmbën e majtë Durant-it, dhe atë me 125 kilogram.
Menjëherë Kevin nisi të uluriste në dhimbje duke dal nga loja, ndërsa mjekët e klubit konstatuan se ky lëndim do ta mbajë basketbollistin për disa muaj jashtë lojës, që nënkupton se stinori i rregullt për Kevin Durant përfundoi.
Ky do të jetë hendikep i madh për Warriors, pasi ata sivjet synojnë titullin e kampionit, ndërsa tash në mugesë të tij mund të humbin shumë ndeshje të rëndësishme për një pozicion më të mirë në Konferencë.