Janë zhvilluar tetë ndeshje në NBA në mbrëmjen në mes të martës dhe të mërkurës, në të cilën pati shumë përballje të bukura, dramatike, por edhe grsuhta në mes të basketbollistëve.
Golden State e ka deklasuar Dallas Mavericks me rezultat 112:87, në duelin ku fituesi ishte përcaktuar më herët. Për fitoren e 57 sezonale të Warriros u përkujdesën Klay Thompson me 23 pikë, Stephen Curry me 17 dhe Patrickt McCaë me 10.
Te Dallas u dalluan Dirk Nowitzki me 16 pikë e 9 kërcime dhe Nerlens Noel me 14.
Edhe San Antonio shënoi fitore në udhëtim te Minnesota 100:93, për triumfin e 54 sezonal.
Vetëm dy basketbollistë së bashku shënuan 48 pikë për Spurs duke qenë lider të padiskutueshëm. Lenarcus Aldridge shënoi 26 pikë kurse Kawhi Leonard 22.
Te vendasit u veçuan Karl-Anthony Towns me 25 pikë dhe dhe Andrew Wiggins me 22.
Derbi i LA, i takoi me meritë dhe pa asnjë problem Clippers me rezultat 133:109. Lakers që në këto katër vitet e fundit është në mesin e skuadrave më të dobëta, nuk ia dolën të bëjnë aspak ballë rivalëve të qytetit përveç ndoshta në peridhën e fundit e cila u takoi atyre 35:25.
Më meritorët në fitoren e Clippers ishin, Chris Paul me 27 pikë, J.J Redick me 24 dhe Austin Rivers me 18. Te Lakers më të mirët ishin, Brandon Ingram me 21 pikë, Julius Randle me 19, Dangello Russell me 18 dhe Ivica Zubac me 17 pikë të shënuara.
Ndeshja më interesante, më dramatike dhe më përleshje të basketbollistëve ishte kjo ndëmjet Toronto Raptors dhe Chicago Bulls e cila u takoi vendasve 122:120, pa vazhdimeve, por në duelin ku janë grushtuar Robin Lopez dhe Serge Ibaka të cilët më pas janë suspenduar dhe pritet që të mos luajnë edhe për disa ndeshje. Demar DeRozan ishte thjeshtë fantastik për Toronton duke shënuar 42 pikë, i ndihmuar edhe nga Cory Joseph që i shtoi 19 pikë dhe Serge Ibaka që shënoi 16.
Te Bulls u dalluan Jimmy Butler me 37 pikë e 10 kërcime dhe Rajon Rondo me 24.
NBA rezultatet:
Toronto – Chicago 122:120 (vazhdime)
Brooklyn – Detroit 98:96
Miami – Phoenix 112:97
New Orleans – Memphis 95:82
Dallas – Golden State 87:112
Minnesota – San Antonio 93:100
Portland – Milwaukee 90:93
LA Lakers – LA Clippers 109:133