Në fitoren ndaj Philadelphia 76-ers, 123:118 James Harden luajti ndeshjen e pabesueshme të tij.
Jo që shënoi 51 pikë, por basketbollisti më i mirë i Houston i shtoi 13 kërcime dhe 13 asistime.
Kështu Harden, edhe pse në pjesën e parë shënoi vetëm 15 pikë, ka regjistruar rekord i cili asnjëherë më herët nuk është parë në NBA.

Ai bëhet lojtari i vetëm që ka regjistruar së paku dy triple-double me minimum 50 pikë. Më herët gjatë këtij stinori Harden kundër New York pati shënuar 53 pikë, 17 asistime dhe 16 kërcime.
Përveç kësaj, ai barazoi rekordin e Oscar Robertson me numrin e triple-double me minimumin 40 pikë të shënuara. Të dy kanë nga pesë sosh.

Artikulli paraprakSpurs humbi më në fund, kampionët i kthehen fitores Harden i pandalshëm
Artikulli tjetërReali vazhdon i pari, CSKA dhe Olimpiacos sigurtë, Barcelona afër eliminimit