Forma e dobët e LeBron James u reflektua drejtpërdrejt në rezultat negative për Cleveland Cavaliers, që u mposht 123 – 101 nga New Orleans Pelicans në “Smoothie King Center”. 3 fitore dhe po kaq humbje në 6 takimet e para të sezonit të rregullt, ecuri që, gjithsesi, nuk e tremb “Mbretin” James, cili u shpreh në fund të përballjes se në të ardhmen nuk do të ketë më rezultate të tilla. Vetëm 18 pikë realizoi “ylli” i Cavs përballë Pelicans, në radhët e të cilëve spikatën Davis, Cousins dhe Holiday, që realizanun respektivisht 30, 29 dhe po 29 pikë.

Paraqitje shumë e dobët e Chicago Bulls në “United Center” përballë Oklahoma City Thunder. “Demat” realizuan në total vetëm 69 pikë, ndërsa për Thunder më i miri mbi parket rezultoi Anthony me 21 pikë, 2 asiste dhe 5 rikuprime.

Nuk ndalet Boston Celtics, që sigloi fitoren e katërt radhazi në parketin e Miami Heat. Irving ishte “motori” i Celtics, me 24 pikë, ndërsa për Miamin nuk mjaftoi Dragic, që u ndal në kuotën e 22 pikëve.

Vazhdon të befasojë në Konferencën e Perëndimit Memphis Grizzlies, që triumfoi 103 – 83 ndaj Houston Rockets. Parson me 24 pikë ishte më i miri për vendasit, ndërsa James Harden u ndal në 20 pikë, 8 asite dhe 4 rikuperime, pa mundur të bëjë më shumë për Houstonin.

Në takimet e tjera të mbrëmjes, Dallas Mavericks u mposht me dy pikë diferencë 110 – 112 nga Philadelphia 76ers, Utah Jazz kaloi 96 – 81 Los Angeles Lakers, Portland Trail Blazers iu imponua 114 – 107 Phoenix Suns, ndërsa Los Angeles Clippers u ndal 97 – 95 nga Detroit Pistons

New Orleans-Cleveland        123-101
Miami-Boston                     90-96
Memphis-Houston              103-89
Chicago-Oklahoma City       69-101
Dallas-Philadelphia              110-112
Utah-L.A. Lakers                96-81
Portland-Phoenix               114-107
L.A. Clippers-Detroit          87-95

/Supersport.al

Artikulli paraprakU bisedua shumë, por po largohet pa bërë asgjë
Artikulli tjetërKampionët mposhtin Lirinë, Llapi parakalon Prishtinën e Josës