Në stinorin e tretë rresht në finale të NBA do të luajnë Cleveland Caverlies dhe Golden State. Pasi Warriros deklasuan në finalen e Perëndimit me rezultat 4:0 San Antonio Spurs, në Lindje Cavs shënuan fitore 4:1 në seri ndaj Boston Celtics dhe me plotë meritë u shpall kampion i Konferencës dhe do të kërkojë ta mbrojë titullin e fituar një vit më herët.

Gjithçka ishte e qartë në Boston pas periudhës së parë e cila i takoi Cleveland me 16 pikë dallim duke shënuar rekordin të klubit 43 pikë për 12 minuta lojë, kurse në pushim shkuan me 18 pikë që ishte e paarritshme për vendasit.
Pas një starti të mirë edhe në periudhën e tretë kur Cavs sa vinin e shkonin në epërsi më të lartë, që atëherë tifozët vendas nisën të largoheshin nga palestra (135:102), shkruan Korneri.net.

Me këtë rast Golden State dhe Cleveland Caveliers tashmë kanë hyrë në histori të NBA si skuadrat e vetme që tri herë e sigurojnë finalen e madhe, si dhe skuadrat e vetme që deri në fund shkuan me bilanc 24:1, dhe disfatën e vetme e përjetoi kampioni aktual nga Boston në sekondën e fundit të ndeshjes së tretë.

Më meritorët në këtë triumf të Cavs ishin LeBron James me 35 pikë, Kyrie Irving me 24 dhe Kevin Love me 15 pikë të shënuara.
Te Boston më i miri në parket ishte Avery Bradley me 23 pikë.

Ndeshja e parë e finales së madhe zhvillohet të enjtën mbrëma. /Korneri.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here