Me dy ndeshje të luajtura mbrëmë, ka nis kampionati më i fuqishëm i basketbollit në botë NBA.

Menjëherë u zhvillua derbi i madh i LA,  i cili në fund i takoi Lakers me rezultat 103-101, në ndeshjen e cila ishte shumë e fortë dhe e paparashikuar nga fillimi e deri në fund, shkruan Korneri.net

Në fakt, ishte periudha e parë në të cilën LA krijoi +12 pikë dallim dhe në njëfarë mënyrë atë epërsi e ruajti deri në fund, pasi Clippers në vazhdim ishin shumë më të mirë dhe më efikas, kurse edhe në mbrojtje shumë më të sigurtë.

Më efikasit në këtë fitore të Lakers ishin, Anthony Davis me 34 pikë e 8 kërcime, LeBron James i shtoi 16 pikë, 11 kërcime dhe 7 asistime, kurse pikë të njëjta shënoi edhe Kyle Kuzma që i shtoi edhe 7 kërcime tjera. Te Clippers u dalluan, Paul George me 30 pikë dhe Kawhi Leonard me 28.

Në ndeshjen tjetër Utah Jazz fitoi ndaj Neë Orleans Pelicans 106-104, në tjetrën përballje e cila u vendos në fund dhe me rezultat të ngushtë. Praktikisht gjatë pothuajse tërë ndeshjes ishin Pelicans që patën epërsinë e rezultatit që nuk ishte shumë i thellë, por constant +10, mirëpo në minutën e fundit të ndeshjes gjërat ndryshuan dhe fitore shënoi Jazz tek të cilët më meritorët ishin, Jordan Clarkson  me 23 pikë, kurse Mike Conley dhe Donovan Mitchell i shtuan nga 20 pikë secili. Te humbësit më të mirët ishin, Brandon Ingram me 23 pikë dhe Jrue Holiday me 20. /Korneri.net

Artikulli paraprak5 Easy Facts About Spanish Wife Explained
Artikulli tjetërPerez me COVID-19, humb garën e Silverstone