Cleveland Cavaliers nuk arrijnë t’i japin rrugë suksesit të rëndësishëm kundër Golden State pasi vetëm 24 orë më pas nuk arrijnë të kalojnë Detroit Pistons duke u thyer 106-90.
Kampionët në fuqi dukshëm në vështirësi për shkak të kalendarit të ngjeshur paguan edhe mungesën e LeBron James, i cili u la pushim nga trajneri Van Gundy. Një tregues i qartë se skuadra nga Ohio nuk arrin të bëjë pa “Mbretin” sepse në tre ndeshje kur James ka munguar, Cleveland ka koleksionuar po kaq humbje. Në ” Palace of Auburn Hills” ndeshja nuk kishte histori me skuadrën e pistonave që dominoi në çdo periodë duke u rikthyer te fitorja pas 5 humbjeve rresht falë 21 pikëve të Tobias Harris. Në krahun tjetër, Kyrie Irving regjistroi 18 pikë personale në një mbrëmje të errët edhe për të.
Nga humbja e Cleveland përfiton Toronto që vazhdon të mahnisë. Kanadezët thyen 95-91 Portland Trail Blazers që hyjnë në një krizë të thellë me 6 humbje rresht. Miqtë e bënë diferencën në periodën e tretë duke përfituar edhe nga mungesa e Damian Lillard në ndeshjen e zhvilluar në “Moda Center”. Për Toronton, i përhershmi Kyle Lowry regjistroi 27 pikë dhe 6 ribaunde, ndërsa DeMar DeRozan shtoi 20 pikë dhe 10 ribaunde. Me këtë sukses, Raptors mbeten në vendin e dytë të Konferencës së Lindjes por vetëm me një fitore më pak se kryesuesit e Cleveland.
Në Perëndim, Denver Nuggets u rikthyen te triumfi 106-102 ndaj Los Angeles Clippers. 23 pikë dhe 11 ribaunde për italianin Danilo Gallinari në “Staples Center” i mjaftuan skuadrës nga Colorado për të kaluar kalifornianët që po tregojnë se këtë sezon nuk janë ende gati, kjo edhe për shkak të mungesave të rëndësishme të Blake Griffin, Chris Paul e J.J. Redick. Ndërkohë, Houston vazhdon të duelojë në distancë me San Antonion për vendin e dytë të konferencës. Skuadra e Mike D’Antoni duket se e ka kaluar goditjen pas humbjes ndaj Spursave. 131-115 fituan raketat përballjen kundër Phoenix Suns. I përhershmi James Harden realizoi 32 pikë dhe 12 asiste në 30 minuta.
Ndalet ecuria pozitive e Charlotte Hornets që rrëzohen në “Barclays Center” kundër Brooklyn Nets 120-118. Gjithçka ndodhi në sekondat finale kur Randy Foye ktheu në favor të vendasve rezultatin me një gditje të saktë rreth 2 sekonda nga fundi. Moment pozitiv edhe për Minnesota Timberwolves që kaluan në “Target Center” Atlanta Haëks 104-90. Diferencën në këtë takim e bënë goditjet për 3 pikë me ujqërit që u treguan të saktë në 15 raste. Karl-Anthony Towns regjistroi 22 pikë dhe 11 ribaunde, ndërsa LaVine 21 pikë dhe 3 asiste.