Chris Bosh shikon dritë në fund të tunelit dhe është gati të marrë mbi shpatullat e tij fatet e Miami Heat. Shtatlarti i koshit amerikan që prej muajsh vuan nga një dëmtim i problem shendetesor, shprehet se është gati për t’u rikthyer ne parket. Problemet me shëndetësore me gjakun i shtynë mjekët t’i kërkonin basketbollistit të qëndronte jashtë për të paktën një vit. “Tani jam gati dhe në formë shumë të mirë. Duhet të mendojmë të ecim të gjithë në të njëjtin drejtim në të ardhmen”, shprehet i mbijetuari i fundit i treshes së famshme të Miami Heat pas largimit të James e Ëade. Gjithsesi, nuk është ende e qartë data se kur numri 1 do të zbresë në parket zyrtarisht pasi sezoni i ri starton pas dy javësh. 32-vjeçari ka edhe tre vjet në kontratën e tij me Miami Heat. Skuadra do ta zhvillojë fazën përgatitore në Bahamas, ndërsa në datën 4 Tetor do të ndeshet me Dallas për sfidën parasezonale. Në Teksas, Bosh do të kërkojë të rikthehet sërish një pikë referimi për skuadrën e tij.

“Nuk shikoj asnjë motiv se përse skuadra nuk dëshiron të më shikojë në fushën e lojës. E kam thënë prej kohësh që jam gati për të luajtur dhe për këtë jam këshilluar me një specialist. Gjithsesi, vendimin përfundimtar nuk do ta marr unë por jam i sigurt se mund të luaj edhe për shumë kohë në NBA”.

Bosh numëron 384 ndeshje në 6 sezone me Miami Heat dhe ndeshjen e fundit e luajti në 9 Janar 2016 kundër San Antonios ku shënoi 18 pikë dhe 5 ribaunde. Tre ditë më pas, ai u diagnostikua me një sëmundje të rrallë gjaku, e njëjta që e la jashtë fushave edhe një sezon më parë. Forma e tij gjatë sezonit të ri do të jetë vendimtare për ecurinë e Miami Heat që kërkon kualifikimin në fazën playoff.

 

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakIronia në internet për humbjen e Interit
Artikulli tjetërScholes këshillon Pogba: Mjaft tentove t’i ngjash Messit