Nata para ndeshjes së sotme mes Napolit dhe Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve ka qënë e vështirë për futbollistët e skuadrës spanjolle. Duke ditur që rregjimi i gjumit është i domosdoshëm për lojtarët, tifozët e Napolit kanë gjetur mënyrën se si t’ua prishin atë në mënyrë që madrilienët të jenë sa më të lodhur për ndeshjen ndaj skuadrës së tyre të zemrës.
Një grup prej më shumë se 100 tifozësh është grumbulluar gjatë natës rreth hotelit ku është akomoduar Reali i Madridit dhe kanë filluar “spektaklin” duke kënduar dhe duke i fryrë borive.
Duke qënë se tifozët italianë njihen për pasionin e tyre tej kufijve, ndoshta klubi madrilen mund t’i ketë paraprirë kësaj situate duke menduar ndonjë zgjidhje, por kjo mbetet për t’u parë sonte në fushën e lojës ku do të dallohet qartë se sa të freskët do të jenë futbollistët.