Samir Nasri thotë se sekreti i Pep Guardiolës për të marrë më të mirën nga lojtarët e tij është ndalimi që u bën atyre për të bërë seks pas mesnate.

Francezi u largua nga Manchester City për t’u bashkuar me Sevilla në formë huazimi në gusht, pas menaxhimit vetëm 15 minutash në Premier League nga trajneri i ri në “Etihad Stadium”.

Edhe pse ish-ylli i Arsenalit shpenzoi pak kohë duke punuar me Guardiolën, e ka të qartë një udhëzim të qartë e të lëshuar në skuadër nga tekniku katalanas, të cilin nuk e ka harruar.

“Marrëdhëniet seksuale nga lojtarët e Pep duhet të kryhen para mesnatës. Kjo vlen edhe në qoftë se ju keni një ditë të lirë, një ditë më pas ndeshjes, – ka thënë Nasri për “L’Equipe du Soir”, kur u pyet për një nga sekretet e Guardiolës, i cili merr maksimumin nga yjet e tij. – Kjo, sipas tij, bëhet për të pasur një gjumë dhe natë të mirë.

Ai na tha se përmes kësaj mënyre arriti të marrë më të mirën nga Messi dhe Lewandowski, shmangu për ta në maksimum lëndimet muskulore.”

Artikulli paraprakSuper Clippers nuk kanë të ndalur
Artikulli tjetërItali-Shqipëri, 3 stadiume në “garë” për të pritur ndeshjen