Për ata që ende po dyshojnë, kjo ndeshje ju bëri sërish me dije se Serie A, gati në çdo ndeshje po zhvillohen spektakël në vete.
Këtë herë për bukruri futbolli u përkujdes Napoli që shkatërroi Bolognan në Renato Dall’Ara me rezultat 1:7, në paraqitjen më të mirë të tyre në këtë edicion.
Ishte ndeshje e jashtëzakonshme që u pa gjithçka duke nis nga tetë gola, dy hat-tricka, dy kartona të kuq dhe një penallti e huqur.

Marek Hamsik dhe Lorenzo Insigne për vetëm gjashtë minuta lojë shënuan dy golat e parë dhe paralajmërimin e një superndeshje. Nuk vonoi shumë dhe vjen penalltia e Bolognas nga e cila nuk shënoi Mattia Destro dhe vetëm pak minuta më vonë Jose Maria Callejon u ndëshkua me karton të kuq, dhe pas tij poashtu i skuq edhe anëtari i Bolognas Adam Masina.

Dries Mertens e vazhdoi serinë e golave, për ta ngushtuar rezultatin mbrojtësi Vasilios Torosidis.
Por, Mertens shënoi edhe njëherë për rezultatin e pjesës së parë 1:4.
Radha ishte për dy golat e Marek Hamsik që shënoi i pari hat-trick, të dy gola më të bukur se tjetri, ndërsa për hat-trickun e dytë u përkujdes Mertens që tashmë ka realizuar 16 gola në Serie A, dhe është i pari në këtë listë.

1:7, çka të shkruajmë më shumë…spektakël se jo mahi.

Artikulli paraprakLajmi i fundit: Nuk luhet ndeshja në Balaídos
Artikulli tjetërMensur Simnica merr lajm shokues nga Kek-u