Napoli që po e dnjek Juventusin në kampionat në garë për titull të kampionit, punët po i ecin mirë edhe në Copa Italia. Napolitanët nuk patën edhe punë të vështirë të mposhtin Spezian dhe atë me formacionin e dytë me rezultat 3:1, për të siguruar çerekfinalen atje ku e pret kundërshtarin nga çifti Fiorentina-Chievo.
Golat për Napolin i shënuan Piotr Zielinski, Emanuele Giaccherini dhe Manolo Gabiadini që përshëndetet me tifozët e Napolit pasi do të largohet gjatë këtij dimri, ndërsa golin e vetëm për mysafirët e shënoi Antonio Picolo për befasinë momentale 1:1.