Ndeshja që e mbylli xhiron e 32-të, në Serie A, Napoli-Udibese përfundoi sipas parashikemeve, me triumfin bindës të napolitanëve prej 3:0.
Pjesa e parë nuk dhuroi shumë pasi Udinese mbrohej me të gjitha forcat, mirëpo në pjesën e dytë nuk arriti të mbahej për shkak se vendasit luajtën dyfishë më shpejtë dhe për mrekulli shfrytëzuan rastet e krijuara.

E nisi me një gol të bukur Dries Mertens me gëzimin e tij të 21 sezonal, për ta dyshifuar epërsinë ish anëtari i friulianëve Allan i cili nuk iu gëzua golit, ndërsa të tretin dhe të fundit e realizoi spanjolli Jose Maria Callejon.
Pas kësaj fitoreve Napoli i afrohet Romës vetëm në dy pikë, dhe lufta për Champions League direkt nga Italia do të jet deri në xhiron e fundit.

Artikulli paraprakFitore e mundimshme para “El Clasicos”
Artikulli tjetërBottas, “pole position” në Bahrein, Hamilton pas tij