Napoli mos të kishte pas probeme në disa javët e fundit të pjesës vjeshtore me lëndime të lojtarëve, përshtypja do të ishte që ky Napoli do të ishte kampin në Serie A, por ndoshta problemi më i madh ka qenë faza defanzive që Juventus e ka gati gati “perfekte”.
Napoli fitoi te Torino 0:5, me dy gola të Callejon, dhe nga një të Insigne, Mertens dhe Zielinski, duke dal tashmë në pozitën e dytë dhe duke pritë gabimin e Romës sonte përballë Juventusit, shkruan Korneri.net.

Crotone është afër mbijetesës edhe pse javë më parë as që disutohej sepse ishte shumë mbrapa, por pasi mposhti Udinesen 1:0, dhe humbi Empoli nga Cagliari 3:2, tashmë dallimi i pikëve është vetëm një.
Bologna fitoi ndaj Pescara 3:1, Sampdoria barazoi 1:1 me Chievon, kurse Palermo fitoi ndaj Genoas 1:0.  /Korneri.net.

Artikulli paraprak“Ujku i vjetër” shënoi hat-trick, Feyenoord edhe zyrtarisht kampion i Holandës
Artikulli tjetërLiverpool i hatashëm, Champions League sigurtë