Roma për vetëm pak ditë pësoi dy humbje në shtëpi, së pari nga Lazio 2:0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Coppa Italia, e më pas ndoshta edhe në ndeshjen kyqe për titull të kampionit përballë Napolit 1:2.
Me këtë humbje mund të konsiderohet si punë e kryer për Romën që mund ta përfundoj ëndrrën për titull dhe pikërisht me Napolin do të luftoj deri në fund për pozitën e dytë që dërgon direkt në Champions League, kurse Juventus po buzëqesh.

Napoli shfrytëzoi krizën e Romës brenda kësaj jave, pasi kryeqytetasit pas prezantimit të shkëlqyeshëm në “Giuseppe Meazza” një javë më herët kur fitoi te Inter 1:3, dy ndeshjet e ardhshme i luajti shumë dobët, dhe jo rastësisht Napoli fitoi, edhe pse ka mundur të jetë edhe më bindshëm, por duhet thelsuar se Pepe Reina e shpëtoi Napolin në minutën e 93. kur ndali gjuajtjen e Perrottit nga afërsia.
Golat e fitores për Napolin i shënoi belgu super në formë, Dries Mertens, i cili kështu arriti në kuotën e 18 golave. Golin e vetëm për Romën e shënoi holandezi Kevin Strootman.
Roma mbetet e dytë, mirëpo tash me dy pikë më shumë se Napoli.

Artikulli paraprakEuroleague, Barca turpërohet nga CSKA
Artikulli tjetërTetë gola në Dortmund, Bayern drejt titullit, “manita” e Hoffenheim