Napoli është gati të sfidojë Barcelonën dhe Liverpool në merkato.

Sipas katalanases “Sport”, klubi napolitan ka vendosur të investojë për Clement Lenglet, qendërmbrojtësin e Sevillas.

Futbollisti francez që u transferua nga Nantes te Sevilla në verën e 2017-ës ka bërë një sezon fantastik.

Napoli është gati të paguajë 30 milionë euro për 22-vjeçarin.

Mesa duket, napolitanët janë duke menduar për pasuesin e Koulibalyt.

Ky i fundit, siç kanë raportuar mediat italiane do të shkojë te Chelsea së bashku me trajnerin Sarri dhe Elseid Hysajn.

Artikulli paraprakNBA, LeBron James “shtyp” Raptors, Celtics përmbysin 76ers
Artikulli tjetërNeuer rikthehet në formë, stërvitje dhe ndeshje kontrolli te Bayerni