Napoli është gati të përqafojë Gabriel Veiga, por spanjolli mund të mos jetë i vetmi hit në afatin veror të  nënshkruar nga De Laurentiis.

Pas debutimit fitues në Frosinone (3-1, dygolësh nga Osimhen), kampioni i Italisë, e ka mbyll marrëveshjen me Celta Vigo për talentin e lindur në vitin 2001, një transferim të rëndë prej  36 milionë euro përfshirë bonuset. Nga Vigo njoftuan testet mjekësore të planifikuara në Itali për lojtarin që nuk u përfshi për ndeshjen e fundit të Celtas në La Liga. De Laurentiis, megjithatë, ka gati një tjetër goditje sulmuese,  Jesper Lindstrom nga Eintracht Frankfurt, përcjell Korneri.net

Veiga pas një negociate të gjatë, gjithmonë i palidhur nga marrëveshja Zielinski-Arabia Saudite e cila më pas dështoi, është gati të fluturojë drejt Italisë pasi do t’i nënshtrohet testeve mjekësore përpara se të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Napolin. Rreth 36 milionë për Celta përfshirë 5% për çdo rishitje të ardhshme dhe më pas mesfushori do të jetë në gjendje të vihet në dispozicion të Rudi Garcia.

Megjithatë, spanjolli mund të mos jetë i vetmi ardhje cilësore në fazën mesfushë-sulmuese. Sipas Il Mattino, në fakt, të dielën drejtuesit e Napolit duhet të kenë një konferencë të fundit për të fundosur goditjen e Lindstromit të Eintracht Frankfurt. Danezi i lindur në vitin 2000 kushton rreth 25 milionë euro, ai është një anësor i majtë që ndoshta është gati të luftojë për një vend me Raspadori. /Korneri.net

Artikulli paraprak“Më mirë një 67-vjeçar se Martial”, legjenda e United: Rashford një “fëmijë” në sulm
Artikulli tjetërSpanja e femrave shkruan historinë, fiton për herë të parë Kupën e Botës