Napoli vazhdon të jetë agresiv në afatin kalimtar veror, dhe pas blerjes rekord të Osimhen nga Lille tashmë synon një mbrojtës krahu.
Drejtuesit pëlqejnë Santiago Arias i cili nuk luan rregullisht dhe ka një kontraë deri në vitin 2023 me Atletico Madrid. Edhe pse së fundmi mbrojtësi kolumbian deklaroi se dëshiron të qëndrojë te Los Colchoneros te Napoli nuk i kanë humbur shpresat dhe vazhdojë të bisedojnë me agjentin e 28-vjeçarit.
Fakti që Simeone shikon vetëm Trippier si titullar në krahun e djathtë mund ta shtyjë Arias të zgjedhë këtë verë transferimin për 10-12 milionë euro te Napoli.
/Supersport.al