Menjëherë pas Juventusit, radha për të shënuar fitore e kishte edhe Napoli që me lehtësi mposhti Chievon me rezultat 2-0, në San Paolo për ta përforcuar pozitën e dytë me një pikë më pak se kampioni aktual dhe lideri Juventus.
Të dy golat u shënuan në pjesën e parë, por që të dy ishin spektakolar. Të parin e realizoi Mnaolo Gabbiadini ndërsa të dytin Marek Hamsik. Ishte kjo fitorja e nëntë me radhë në kampionat për Napolin, që e barazoi rekordin personal që nga viti i largët 1990.