Napoli fitoi edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Nice, dhe me meritë e pritshëm kualifikohet në Champions League.
Napolitanët të cilët luajnë njërin prej futbollit më të bukur në Evropë, shënuan fitore edhe në ndeshjen e dytë kualifikuese ndaj skuadrës franceze Nice 0:2, dhe siguruan vend në ngjarjen më të madhe evropiane të futbollit, shkruan Korneri.net.
Me lojë të mençur, me posedim të topit, akcione të bukura dhe qetësi maksimale, Napoli me të filluar pjesa e dytë shënoi golin e parë përmes spanjollit Jose Callejon pas akcionit të jashtëzakonshëm nga e majta, ndërsa ngjashëm m nga një të prekur italianët shënuan edhe goline dytë, por këtë herë shënoi belgu fenomenal, Dries Mertens. /Korneri.net