Napoli bind ndaj Sassuolos dhe merr fitoren e dytë radhazi, ndërsa ekipi i Dionisit nga ana tjetër pëson disfatën e dytë radhazi.

Ndeshja e javës së dytë të Seria A mes tyre u mbyll me rezultatin 2-0, me vendasit që zhbllokuan sfidën në minutën e 16’, me Osimhen që realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Që nga minuta e 52’ Sassuolo luajti me një lojtar më pak, pasi Lopez mori karton të kuq për sjellje jo sportive.

Në minutën e 60’ ekipi i Garcia-s fitoi tjetër penallti, por Raspadori nuk ia doli ta çojë topin në portë.

Në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 2-0 në me Rrahmanin që gëzon në “derbin” ndaj Bajramit.

Pas takimit të raundit të dytë, Napoli shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vend të dytë, teksa Sassuolo vuan në fund të renditjes me zero pikë.

Lazio nuk po gjen “recetën” për të marrë pikë, ndërsa është mundur edhe në ndeshjen e javës së dytë, ku përballë kishte Genoa-n, ndërsa këta të fundit shijojnë triumfin dhe pikët e para të sezonit.

Ndeshja e luajtur në “Stadio Olimpico” u mbyll me rezultatin 0-1, me Retegui që gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi miqtë në avantazh në minutën e 16’.

Skuadra e Sarrit tentoi në disa raste të gjente rrugën drejt rrjetës, por në fund gjithçka u mbyll me rezultatin 0-1.

Pas javës së dytë të Serie A, Lazio renditet në vend të 18-të me zero pikë, teksa Genoa në vend të 11-të me tre pikë.

Artikulli paraprakBologna fantastike ndali Juven në Torino, Fiorentina nuk fiton edhe pse kishte dy gola epërsi
Artikulli tjetërReali në telashe të mëdha, lëndimi i Vini Jr. më i rëndë se parashikimet e para