Dy klube një objektiv.
Atletico Madrid Arkadiusz Milik është shënjestra kryesore për sulmin, por Napoli vazhdon të kërkojë të paktën 40 milion për ta lënë të lirë, por klubi italian mund të hyjë në negociata edhe për shkëmbim lojtarësh, përcjell Korneri.net
Siç raportojnë mediet spanjolle, “ Colchoneros” janë të gatshëm të hyjnë në marrëveshje duke e vënë edhe kartonin e mesfushorit cilësor Thomas Partey, i cili e ka bërë veten aq të vlerësuar për talentin e tij.

Arsenali gjithashtu po mendon për lojtarin e fuqishëm, i cili do t’i ofronte atij trefishin e pagë që merr në Atletico Madrid. Për këtë shkruan El Mundo Deportivo se për momentin londineët janë në përparësi, mirëpo nëse Napoli vendos për kët shkëmbim, atëherë gjërat do të mbylleshin pozitivisht. /Korneri.net