Duke e parë vështirësinë në fazën e sulmit që nga lëndimi i polakut Milik, Napoli është duke kërkuar me ngulm një sulmues klasi dhe të fuqishëm që mund ta bëjë dallimin para mbrojtjeve kundërshtare në Serie A.Idea e fundit mbetet dikur objektivi primar kolumbiani Jackson Martinez i cili aktualisht luan në kampionatin  kinez te skuadra Guangzhou Evergrande. Ky i fundit ka nostalgji për kampionatin italian dhe Evropën, andaj ka gjasa të mira që të luajë për Napolin në vazhdim të karrierës, kurse edhe trajneri Sarri e pëlqen futbollistin 30-vjeçar.

 

 

Artikulli paraprakZyrtarisht edhe një futbollist i Realit vazhdoi kontratën
Artikulli tjetërRosberg i përqendruar për të fituar garën