Ylli i Napolit, Arkadiusz Milik pritet të rikthehet në formacion më herët nga sa ishte parashikuar. Ish-lojtari i Ajax, kishte marrë një dëmtim në gju në tetorin e vitit të kaluar dhe pritej të qëndronte më gjatë larg fushave të blerta.

Por për herë të parë ditën e sotme Milik ka marrë pjesë në seancën stërvitore të skuadrës së Napolit.

Edhe doktori i klubit italian ka konfirmuar se Milik është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që i kushtoi atij 94 ditë pa u aktivizuar. Sulmuesi polak pritet të jetë i gatshëm për sfidën kundër spanjollëve të Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve.

Artikulli paraprakInter në kërkim të goditjes së madhe dimërore
Artikulli tjetërMë të mirët e Bundesligës, aty edhe Mërgim Mavraj