Milan nuk ka buxhet të mjaftueshëm, sështë problem sepse kur nuk ka Milano ka Napoli.

Kështu skuadra italiane që ka synime të mëdha këtë vit në të gjitha frontet i ka ofruar Sao Paolos saktësisht 15 milionë euro për mbrojtësin e talentuar Rodrigo Caio, i cili tash e sa kohë kërkohej nga Milano që e kërkonte në formë huazimi, por me blerje të detyrueshme të kartonit të tij pas një viti.

Mirëpo, zyrtarët brazilian nuk duan të humbin kohë dhe këto para i duan menjëherë andaj Napoli pritet ta transferojë brenda  24 orëve të ardhshme.

 

Artikulli paraprakParis SG ofron shumë marramendëse për gjermanin
Artikulli tjetërDështoi Caio, Lacroix drejtë rosonerëve