Menjëherë pas fitores së Juventusit në shtëpi ndaj Cagliarit, rivali më i madh për titull Napoli i përgjigjet kampionëve.
Njëri ndër favoritët për ta mgrit trofeun e më të mirët në Serie A, Napoli, shënoi fitore të pastër dhe me meritë në udhëtim te Verona, dhe kështu i merr pikët e para të plota në start të edicionit të ri, shkruan Korneri.net.
Skuadra me futbollin më të bukur dhe Itali dhe në Evropë, e nisi fuqishëm ndeshjes duke kaluar në epërsi me autogolin e Samuel Soupraye, ndërsa vetëm pak minuta më vonë golave i kthehet supersulmuesi polak Arkadiusz Milik që e dërgoi Napolin në pushim me dy gola epërsi.
Faouzi Ghoulam id ha fund çështjes së fitores me golin e tretë, dhe kur Elseid Hysaj përjashtohet nga loja pas dy kartonëve të verdhë, Giampaolo Pazzini shënoi golin e vetëm për Veronën e rikthyer në elitë. /Korneri.net