NAPLES, ITALY - MAY 06: Marek Hamsik, Faouzi Ghoulam and Dries Mertens of SSC Napoli celebrate the 1-0 goal scored by Dries Mertens during the Serie A match between SSC Napoli and Cagliari Calcio at Stadio San Paolo on May 6, 2017 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Napoli nuk ka ndërmend të ndalet gjatë këtij sezoni. Skuadra e Sarrit ka fituar 3-1 në duelin e radhës ndaj Sassuolos. Musafirët goditën shtyllën në minutat e para, ndërkohë që të kaltrit realizuan golin e avantazhit në minutën e 22-të me Allan pas një përgjumje të mbrojtjes vendase.

Sassuolo nuk dorëzohet dhe shënon golin e barazimit me Falcinellin. Gjithsesi gëzimi i musafirëve zgjati vetëm 3 minuta, pasi Callejon kaloi sërish në avantazh Napolin. Në fillimin e pjesës së dytë Mertens shënon dhe golin e dytë duke vulosur rezultatin 3-1. Hysaj në këtë ndeshje nuk luajti asnjë minutë, duke u lënë pushim për ndeshjen ndaj City-it.

Atalanta e Etrit Berishës pësoi një humbje shokuese 2-1 në udhëtim ndaj Udinese, ndërkohë që Crotone e Ajetit (hyri në fushë si zëvendësues në fund) fitoi 2-1 ndaj Fiorentinës.

Artikulli paraprakKampionët mposhtin Lirinë, Llapi parakalon Prishtinën e Josës
Artikulli tjetër100 herë Hysaj! Napoli nderon yllin shqiptar