Inter mori fitoren e parë në Champions League teksa mposhtën në San Siro, Benfican. Zikaltërit iu falën një goli të Marcus Thuram në pjesën e dytë, teksa në këtë sfidë pati minuta edhe për Kristjan Asllanin që u aktivizua në minutën e 84.

Real Madrid fiton në stadiumin Maradona ndaj Napolit me rezultatin 2-3. Ishte një ndeshje e cila dhuroi spektakël me vendasit që luftuan deri në fund, mirëpo më pas iu desh t’i dorëzoheshin Los Blancos. Edhe pse Napoli luajti më mirë, autogoli i portierit Meret ishte vendimtarë. Golat i shënuan Vini dhe Ballingam për Realin, kurse Ostigard dhe Zielynski për Napolin.





Një mbrëmje për t’u harruar mund të konsiderohet për anglezet. Arsenal dhe Manchester United u mposhtën të dyja, “topçinjtë” humbën në Francë ndaj Lens me shifrat 2-1 ndërsa “Djajtë e Kuq” u mposhtën në shtëpi ndaj Galatasaray 2-3, me anglezët që mbetën me zero pikë.

Bayern fitoi me përmbysje ndaj Copenhagen 1-2 me golat e Musiala dhe Tel, ndërsa Psv dhe Sevilla barazuan 2-2.

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Napoli-Real Madrid
Artikulli tjetërNjoftim për tifozat BBB para ndeshjes Ballkani – Dinamo