Napoli e ka fituar përballjen e sotme ndaj Chievos me rezultat 1:3, në një ballafaqim të cilin e dominoi totalisht.

Skuadra e drejtuar nga Sarri e nisi serinë e golave në minutën e 31-të. Lorenzo Insigne shënoi i pari pas asistimit të Elseid Hysajt. I dyti shënoi Marek Hamsik, që mbylli numrin e golave për pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Piotr Zielinshki trefishoi epërsinë e mysafirëve, ndërsa Riccardo Meggiorini shënoi golin e nderit për Chievon.

Napoli tani ka 54 pikë pas 25 ndeshjeve të zhvilluara. Nëntë pikë më shumë ka lideri Juve që po marshon sigurt drejt titullit të radhës. Në pozitën e tretë është Roma me 53 pikë.

Artikulli paraprakBesa fitoi pas vazhdimeve dhe kaloi në çerekfinale
Artikulli tjetërKB Peja mbërrin në “Minatori”, lojtarët përcjellin me vëmendje finalen e femrave…