Një tjetër ndeshje fenomenale në Serie A, dhe dramë e cila nuk kishte as indikacionet më të vogla se do të ishte kështu.
Napoli ishte mysafir i Empolit që po lufton për mbijetesë dhe dukej ndeshje shumë e lehtë për djlemoshat e Maurizio Sarri, ish-trajneri i Empolit, mirëpo 20 minutat e fundit ishin të jashtëzakonshëm për vendasit që për pak nuk e barazuar rezultatin i cili ishte 2:3.

Napoli shënoi tre herë me dy golat e dries Mertens, i cili golin e dytë e shënoi në mënyrë të jashtëzakonshme dhe të bukur nga gjuajtja e lirë, ndërsa edhe Lorenzo Insigne shënoi nga penalltia. Kështu ishte deri në 20 minutat e fundit kur Omar El Kaddouri i dha mundësi Empolit që të kthehet, kurse nga penalltia e tretë në ndeshje shënoi Massimo Maccarone që dridhi napolitanët që disi e mbyllën duelin me fitore.

Artikulli paraprakGriezmann përfundimisht u bëri me dije të gjithëvë se…
Artikulli tjetërFeyenoord mban pozitën e parë pas fitores te Heerenveen