Superndeshje, supergola, spektakël dhe çka jo e parë dhe e shfaqur në San Paolo në ndeshjen Napoli-Torino që përfundoi 5:3. Ishte ndoshta ndeshja më e mirë e vitit në futbollin evropian pasi përveç tetë golave të shënuar, lojtarët në fushën e blertë ishin të jashtëzakonshëm duke treguar vlerat e tyre, por ai që shkëlqeu ishte Dries Mertens që shënoi katër golat e Napoli nga pesë, ndërsa një tjetër e realizoi edhe mbrojtësi Vlad Chiriches, derisa golat për Torinon i shënuan, Andrea Belotti, Luca Rossettini dhe Iago Falque.

Chievo mposhti 2:1 Sampdorian që po vazhdon me lojëra jo të mira në udhëtim, ndërsa Bologna fitoi 0:3 te Pescara që me gjasë do të largohet nga elita. Udinese nuk pati problem me Crotonon duke fituar 2:0.

Artikulli paraprakEmery nuk është i sugurtë te PSG, Van Gaal dhe Mancini në radhë!
Artikulli tjetërBayern mezi fitoi te skuadra e fundit