Napoli dhe Real Sociedadi luftuan fort deri në fund dhe barazuan 1-1 në stadiumin “Diego Maradona”, rezultat që pati pak vlerë për faktin që Alkmaari u mposht 2-1 nga Rijeka, çka do të thotë se si napolitanët ashtu edhe baskët u kualifikuan në raundin e 1/16-ave. Për skuadrën e Gattusos shënoi në minutën e 35-të Zielinski, ndërsa në kohën shtesë barazoi Willian Jose.

Rapidi i Vjenës nuk ia doli të mposhtte Molden, për t’i marrë vendin e dytë dhe rrjedhimisht kualifikimin. Ekrem zhbllokoi sfidën në favor të Moldes që në minutën e 12-të, por pa u mbyllur pjesa e parë barazoi Rtizmaier. Ekrem shënoi të dytin përsonal në fillim të pjesës së dytë, ndërsa barazimi i vjenezëve erdhi shumë vonë me Ibrahimoglu (90’). Në Grupin B Arsenali përmbylli ecurinë perfekte me gjashtë fitore radhazi me suksesin 2-4 në fushën e Dundalkut.

Në Grupin A, pas Romës, që ia lejoi vetes humbjen 3-1 në fushën e CSKA-së së Sofjes, kualifikohet skuadra zvicërane Young Boys, që iu imponua 2-1 Clujit, rivalit direkt për vendin e dytë. Në grupet e tjera enigmat ishin zgjidhur në raundin e parafundit. Më poshtë rezultatet e ndeshjeve që nisën në orën 18:55:

Rezultatet:

Bayer Leverkusen – Slavia Prague       4-0

CSKA Sofia – AS Roma     3-1

Dundalk – Arsenal    2-4

Beer Sheva – Nice 1-0

Lech Poznan – Rangers   0-3

Napoli – Real Sociedad    1-1

PAOK – Granada CF  0-0

PSV – Omonia    4-0

Rapid Vienna – Molde    4-0

Rijeka – AZ Alkmaar 2-1

St. Liege – Benfica    2-2

Young Boys – CFR Cluj     2-1

/Supersport.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here