Napoli e zhvilloi edhe një ndeshje gati perfekte përballë Juventusit në kryendeshjen e javës në Serie A, por fat nuk ishte në anën e tyre pasi deklasuan me lojë kampionin dhe liderit aktual, mirëpo në fund ishte 1:1.
Krejt çfarë bënë mysafirët në këtë ndeshje ishte goli i epërsisëi shënuan nga Sami Khedira pas një akcioni të bukur.

Prej këtij momenti e tutje Napoli mbizotëroi në fushë, krijoi raste të shumta, por vetëm, njëherë shënoi në portën e Buffon.
Poashtu goli i Napolit ishte i jashtëzakonshëm me akcion të ushtruar mirë, dhe gëzimin e napolitanëve ia dhuroi kapiteni Marek Hamsik.
Vetëm pak minuta më vonë Mertens e qëlloi shtyllën nga afërsia, por rezultati nuk ndryshoi.

Kampionati në Itali është rihapur pasi tash epërsia e Juventusit me Romësn është 6 pikë, kur kanë mbetur edhe tetë javë deri në fund, apo edhe 24 pikë në dispozicion, duke ju rikujtuar se Juventusi i shkon Romës në Olimpico.

Artikulli paraprakNadal ku je? Federer brenda dy javësh mposhti spanjollin dhe fitoi trofeun e 91. në karrierë
Artikulli tjetërBarcelona nuk i ndahet Realit