Jo rastësisht Napoli konsiderohet skuadra që e luan futbollin më të bukur për sy në Evropë.
Ata në ndeshjen e parë të play-offit për Champions League, deklasuan përfaqësuesin francez Nice me rezultat 2:0, por ishte i çuditshëm ky rezultat sepse me raste dhe mënyrën sesi luajti Napoli, rezultati është dashur të jetë minumi 6:0.
Por, edhe kështu nuk është keq për trajnerin Sarri sepse në ndeshjen e kthimit shkon me rezultat pozitiv.
Golat për Napolin i shënuan Dries Mertens dhe Jorginho nga penalltia, duke shtuar se 10 minuta para fundit Nice mbeti me dy futbollistë më pak pas përjashtimeve të Koziello dhe Plea. /Korneri.net