Po shpresojnë shumë, por klubet evropiane duhet të bëjnë përfundimisht llogaritë diku tjetër. Mbrojtësi Kostas Manolas e sidomos mesfushori Ragja Naingollan, janë apsolutisht të pashitshëm dhe këtë e ka bërë të ditur dhe atë përfundimisht presidenti i Romës, James Pallotta, shkruan Korneri.net.
Ai në një intervistë dhenë mediave italiane u ka bërë me dije klubeve të interesuara për këtë dyshe, se ata nuk lëvizin nga Roma e cila ditëve të vazhdim do t’i finalizojë edhe disa transferimeve shumë cilësore dhe e sheh Romën si kandidate serioze për titull.
“Nainggolan dhe Manolas nuk janë në shitje dhe atyre po u bëjmë gati kontrata e reja. Nga Roma nuk do të ketë më largime sepse shitëm ata pa të cilët mundemi të bëjmë edhe më shumë. Sivjet do të jemi protagonist” ka thënë Pallotta. /Korneri.net