Ylli belg i skuadrës italiane Roma, Radja Nainggolan, dukët që është pishman për zgjedhjen e përfaqësueses, pasi te Belgjika ai është një rezervë edhe pse është duke gëzuar një formë të jashtëzakonshme, si rrjedhojë për të Chelsea është e gatshme të paguajë 60 mln euro, shkruan “Korneri.net”.
Së fundmi Nainggolan ka shpërndarë një fotografi, ku ka të veshur një fanellë të kombëtares italiane (fanella e De Rossi) dhe ky veprim i belgut nga shumë kush shikohet si të jetë pishman që nuk zgjodhi ta përfaqësonte Italiane, siç bëri vite më parë për shkak të konkurencës argjentinasi, Mauro Camoranesi, apo edhe braziliani Thiago Motta.