Ndeshja më e mirë, më atraktive, më dramatike dhe më e gjatë në këtë edicion të Australian Open, ishte gjysmëfinalja e dytë në mes Rafael Nadal dheGrigor Dimitrov.

Tanistit spanjoll iu deshtën plotë pesë sete dhe hiq më pak se 4 orë e 57 minuta 6-3 5-7 7-6 (7-5) 6-7 (4-7) 6-4, që të kaloi pengesën e parafundit në Grand Slam turneun e parë për këtë vit, para se në finale të zhvillohet klasikja e tenisit botëror të dikur më të mirëve në këtë sport, Federer-Nadal.

Tenisti bullgar Dimitrov i cili është i shtati në ATP listën botërore ishte i jashtëzakonshëm dhe “arrë” e fortë për Nadalin, mirëpo vendosi ai seti i fundit me ç’rast lëshoi shërbimin e tij apo më saktë Nadal fitoi “break”, ndërsa në shërbimin e fundit të Nadal pranë rezultatit 5:4, Dimitrov i shpëtoi tre-match-point, mirëpo në tentinim e katërt Nadal ia doli ta mbyll ndeshjen më të lodhshme të tij në vitet e fundit.

Herën e fundit këta dy tenistë botëror ishin takuar në finalen e French Open në vitin 2011, kurse finalja zhvillohet te dielën në mengjes.

 

Artikulli paraprakU – sa vështirë!
Artikulli tjetërGjysmëfinalja e madhe në Copa del Rey