Rafael Nadal kalon me vështirësi në  1/8 e finales  në Australian Open. Tenisti nga Mallorca zhvilloi një betejë të vërtetë në duelin kundër gjermanit Alexander Zverev, të cilin e mposhti vetëm në setin e pestë. Ish numri 1 i botës, e nisi ndeshjen shumë keq duke u e humbur setin e parë 6-4, por u kundërpërgjigj menjëherë në setin e dytë 6-3.

Dueli u bë më i nxehtë në setin e tretë ku ndeshja shkoi në tie break dhe 19-vjeçari Zverev arriti të përfundonte me mjaftë sukses 7-5, por klasi dhe forca e Nadal dolën në pah në vazhdim pasi spanjolli arriti të rikthehej në lojë me një 6-3 dhe në fund me setin final ku triumfoi 6-2. Në raundin tjetër kualifikohet edhe Denis Istomin. Uzbeku që po rezulton befasia më e madhe e turneut pasi eliminoi në xhiro më herët serbin  Novak Djokovic, kurse tash  edhe Pablo Carrenon në 5 sete. Në derbin spanjoll, Roberto Bautista fitroi nda David Ferrer 3-1 në sete.

Artikulli paraprakMourinho: De Gea nuk ikën nga Man. United
Artikulli tjetërConte i bie pishman: Costa është i jashtëzakonshëm