Rafael Nadal ia doli mbanë të rimarrë fronin e “Mbretit” të Romës. Tenisti spanjoll fitoi Turneun Masters të zhvilluar në kryeqytetin italian, pasi mposhti 2-1 në finale Alexander Zverevin, në një ndeshje që i pati të gjitha dhe që u ndikua shumë nga reshjet e shiut.

Në finalen e së dielës, ishte Zverev ai që e nisi mirë sfidën, teksa fitoi “game”-n e parë me shërbimet e Nadalit. Por 31-vjeçari ishte një “furtunë” e vërtetë dhe iu kundërpërgjij 20-vjeçarit duke fituar 6 “game” radhazi, për ta mbyllur setin e parë 6-1.

Për tenistin nga Majorka u duk se kjo finale do të ishte një formalitet, por rezultoi krejtësisht e kundërta. Zverev dominoi setin e dytë, që e fitoi 6-1, ndërkohë që mori kryesimin edhe në setin e fundit në 3-2, kur sfida u ndërpre për 50 minuta për shkak të reshjeve.

Kjo ndërprerje ndihmoi shumë Rafael Nadalin, që fitoi 4 “game” radhazi, duke e fituar këtë fraksion 6-3 dhe krejt ndeshjen 2-1, duke e çuar në 78 numrin e trofeve të fituar në karrierë; në 8 ata “Masters” të Romës, ndërkohë që rimori edhe vendin e parë në renditjen e ATP-së.

“Fitova falë pak pikëve vendimtare. Ajo me Zverev ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ndërprerja e sfidës nga reshjet më ndihmoi shumë. Kam fituar këtu për herë të parë në vitin 2005 dhe është një prej kujtimeve më të bukura të karrierës sime. Fitimi i këtij trofeu në Romë, pas kaq vitesh, është diçka e veçantë për mua”, tha Nadal pas përfundimit të sfidës.

Top Channel

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here