Rafael Nadal humbi sërish në finale. Pas disfatës ndaj Roger Federer në Australian Open, tenisti spanjolli humbi një tjetër finale, madje këtë herë disfata ishte edhe më rëndë. Nadal u mposht në dy sete nga amerikani Sam Querrey në turneun Acapulcos. Ishte kjo disfatë e pabesueshme e Nadal nga një tenist i ranguar në pozitën e 40-të, në renditjen e ATP, mirëpo Querrey realizoi plot 19 ace, dhe jo rastësisht amerikani në fund festoj.
Querrey setin e parë e fitoi në tiebreak me rezultat 7-3, ndërkohë që në setin e dytë e fitoi një breke spanjollit për të përmbyll në fund setin me 6-3. Për Nadal pas 14 fitoreve rradhazi kjo ishte humbja e parë e pësuar në Acapulco. Në krahun tjetër Querrey i cili fitoi turneun e tij të parë që pas suksesit në Darley Beach në 2016-tën, u shfaq shumë i entuziasmuar në fund të ndeshjes duke shtuar se kjo ishte një nga fitoret më të rëndësishme të karrierës së tij.