Pas një dhimbjeje kronike dhe ndërrimit të trajnerit të tij Carlos Moya, tenisti spanjoll Rafael Nadal tregon se nuk do të ndalet për ëndrrën e tij për të fituar “Grand Slem”.

30-vjeçari nuk ka luajtur për një kohë shumë të gjatë për shkak të dhimbjeve, por tashmë shprehet tepër optimist për një “betejë” të re me objektivin te titujt e rëndësishëm.

“Nuk e di sa kompetitiv do jem në të ardhmen por shpresoj që dhimbja të largohet dhe të rikthem serish në tenis. Të jem i sinqertë, besoj se mund t’ia dal të fitoj “Grand Slem”, ka shumë gjëra që më motivojnë të luftoj”, u shpreh Nadal .

Artikulli paraprakKloop: Jam i kënaqur me lojën, por jo me rezultatin
Artikulli tjetërPërfaqësuesja U-17 e Kosovës mbërriti në Kusadasi, nesër përballet me Turqinë