Gjergji Muzaka ka fituar pjesërish gjyqin ndaj Tiranës. Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë të ditur se kjo e fundit i ka dhënë pjesërisht të drejtë futbollistit në padinë e tij ndaj klubit bardheblu duke i kërkuar Tiranës që ta lërë të lirë futbollistit dhe ti paguaj atij detyrimin prej 10.697.000 mijë lekë të reja ose 106 milion e 970 mije lek te vjetra. Gjithashtu Tirana duhet të paguajë dhe shpenzimet gjyqesore ne vlerën e 1 milion lek të vjetra.

Muzaka e kishte paditur klubin lidhur me këtë cështje në fundin e muajit dhjetor për mos pagimin e 12 pagave mujore dhe tashmë Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve i dha të drejtë futbollistit pavarësisht se klubi pretendonte të kundërtën teksa kishte bërë të ditur se në bazë të kontratës, lojtari në rast dëmtimi duhej të paguhej më pak. Gjithsesi vendimi është në favor të Muzakës, që arriti të fitojë gjyqin ndaj klubit të tij, si në aspektin financiar por gjithashtu dhe atë sportiv duke qenë tashmë një futbollist i lirë dhe i gatshëm për të firmosur me një skuadër tjetër, ku një alternative mund të jetë Kukësi, skuadër që është folur se ka interes për një prej lojtarëve më të suksesshëm dhe me më shumë përvojë aktualisht në Kategorinë Superiore.

Në komunikatën e saj FSHF, bëri të ditur se kundër vendimit lejohet ankimimi në CAS, ndërsa arsyetimi i tij do t’u komunikohet palëe sapo të jetë përfunduar.

Artikulli paraprak2000 shikues në treningun e Federer
Artikulli tjetërRikthehet legjenda, ja skuadra e tij e re