Menaxheri i Shkodran Mustafit, Ali Bulut dhe babai i futbollistit Kujtim Mustafi, janë bindur nga oferta e Arsenal, por tani i takon londinezëve të plotësojnë kërkesat financiare të Valencia.

“Djali im është futbollist i Valencia dhe kjo është e vetmja gjë e rëndësishme për momentin. Nuk mund të them më shumë dhe nuk mund të konfirmoj asgjë, sepse ai ka një kontratë me Valencia dhe janë ata që do të vendosin për të ardhmen e tij. Di që po bisedojnë me Arsenal, sepse ma konfirmuan vetë.” – tha Kujtim Mustafi.

Artikulli paraprakNjë mesazh për ty Milot
Artikulli tjetërRoma sërish godet fuqishëm