MASON, OH - AUGUST 20: Andy Murray of Great Britain celebrates after winning a point in the semifinal match against Milos Raonic during day 8 of the Western & Southern Open at the Lindner Family Tennis Center on August 20, 2016 in Mason, Ohio. (Photo by Andy Lyons/Getty Images)

Andy Murray do të ketë përballë Marin Cilic në finalen e mastersit të Cincinatit në tenis për meshkuj. Numri dy në botë po përjeton një miment magjk, cka u pa qartë edhe në përplasjen gjysmëfinale me Milos Raonic. Fituesi i medaljes së artë në Rio 2016, e mposhti 2-0 me sete, 6-3, 6-3, 25-vjecarin kanadez, i cili humbi tre gejme me shërbimet e tij, dy në setin e parë dhe një në të dytin.

Shumë më e luftuar gjysmëfinalja tjetër mes Maric Cilic dhe Grigor Dimitrov. Kroati humbi setin e parë 4-6, duke dështuar në gejmin e shtatë me shërbimet e tij, por mundi të rikuperonte setin pasardhës 6-3 dhe të tretin 7-5, në një sfidë që zgjati thuasje dy ore e gjysmë.

Britaniku Andy Murray shkon në avantazh ndaj Marin Cilic përsa u përket përplasjeje mes tyre, pasi ka fituar në 11 nga 14 të luajtura gjithsej. Suksesi i fundit i Cilic është shënuar në një turne ekzibicioni në Azi në Premier League Tennis.

Në finalen e femrave gjermania Kerber, e cila mposhti 2-0 me sete, 6-4, 6-3, rumunen Halep do të përplaset me ceken Pliskova, që gjithashtu në pati probleme në gjysmëfinale me spanjollen Muguruza, të cilën e kaloi me lehtësi 6-1, 6-3.

 

Raporti: Supersport.al

Artikulli paraprakFormacionet zyrtare: Gjilani – Trepça 89
Artikulli tjetërRio 2016: Basket femra, SHBA fitojnë medaljen e Artë