Dygolëshi i Vedat Muriqit i dhuroi Kosovës një pikë në takimin përballë Zvicrës në “Fadil Vokrri”, që përfundoi në barazim 2-2. Goli  Remo Freuler dhe autogoli i kapitenit Amir Rrahmani kaluan dy herë në avantazh helvetët.

Por ishte bomberi i Mallorcas që mposhti dy herë Yann Sommer, duke evituar humbjen e skuadrës dardane.

Kosova është ngjitur në kuotën e katër pikëve pas pesë ndeshjeve të para në grupin I, duke qenë për momentin pesë pikë larg Rumanisë së vendit të dytë.

Rival të cilën djemtë e Gliha do e sfidojnë të martën e 12 shtatorit në Bukuresht. 

Artikulli paraprakBelgjika fitoi disi, Carasco vendimtar
Artikulli tjetërJa çfarë tha “heroi” i Kosovës, Vedat Muriqi